Santiana Maloku, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, po i shijon në maksimum ditët e fundit të korrikut pranë detit. Ajo ka ndarë shpesh me ndjekësit e saj në Instagram imazhe të ndryshme nga pushimet, ku duket mjaft e relaksuar dhe e lumtur.
Mirëpo, disa nga këto fotografi kanë ngjallur dyshime të forta mes ndjekësve të saj, të cilët po pyesin nëse Santi mund të jetë shtatzënë. Shkak për këto aludime është bërë barku i saj që duket paksa më i rrumbullakosur se zakonisht, duke bërë që komentuesit të hedhin hipoteza se ajo mund të jetë në pritje të një fëmije.
Kujtojmë që Santiana prej disa kohësh është në një lidhje dashurie me Patris Berishën, i njohur gjithashtu nga publiku si ish-partneri i këngëtares Genta Ismajli dhe babai i dy fëmijëve. Çifti shpesh është parë bashkë në vende të ndryshme, duke treguar hapur romancën e tyre, por deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga ana e Santianës lidhur me këto dyshime.
Pavarësisht komenteve dhe kuriozitetit të ndjekësve, Santiana nuk ka reaguar dhe vazhdon të ndajë me ta momente nga përditshmëria dhe pushimet e saj verore. Rrjeti social mbetet në pritje për të zbuluar nëse ky dyshim do të rezultojë i vërtetë, apo thjesht një keqkuptim i bazuar në disa imazhe të publikuara./InfoKosova
Shiko foton: