Sara Kolami mbrëmë ka festuar ditëlindjen e saj mes shumë miqve dhe kolegeve, duke sjellë një atmosferë festi nga më emocionuese.
Në këtë festë të veçantë nuk mungoi as Driloni, i njohur për raportin e tij të ngushtë me Sarën gjatë kohës së tyre në ‘Big Brother VIP Kosova’, një realitet që ka mbushur ekranet e shqiptarëve me emocion dhe ngjarje të papritura.
Nga pamjet e publikuara, dyshja shihen mjaftë të lumtur pranë njëri-tjetrit. Atmosfera e gëzueshme e festës ishte përmbushur me buzëqeshje, muzikë dhe shumë momente të tjera të veçanta që ndihmuan në krijimin e një nate magjike.
Kujtojmë se Sara ishte finalistja e këtij reality show, një përvojë që e ndihmoi atë të fitojë zemrat e shumë adhuruesve.
Ajo krijoi lidhje të forta me konkurrentët e tjerë, përfshirë Drilonin, i cili përfundoi si fitues i edicionit të tretë, një arritje që ka sjellë një nivel tjetër njohjeje dhe popullariteti për të.