E shtunë, 9 Nëntor, 2024
5.3 C
Pristina

Sara Gjordeni ironizon hapur banoren e BBV3 për moralin! “Pa mua…

Sara Gjordeni vijon të mbetet ende një emër mjaft i komentuar i BBV3, edhe pse është përjashtuar tashmë nga shtëpia e BBV prej një ‘zarfi të zi’.

Ndonëse jashtë shtëpisë, Sara herë pas here poston reagime të ndryshme lidhur me banorët dhe këtë herë ka ‘piketuar’ Julian, duke e ironizuar për moralin.

Gjatë një loje me pyetje, Julia tregoi se ka pasur dy lidhje paralele, deklaratë kjo që mori vëmendje në rrjet, e me sa duket edhe vëmendjen e Sarës, e cila ka ironizuar Julian dhe rrjetin bashkë për këtë deklaratë.

“Ore a do merret njeri me moralin e Julias? Apo s’prodhon lajm nqs s’jam unë? “ – shkruan Sara duke aluduar sërish se vetëm emri i saj po përdoret nga mediat për të gjeneruar klikime, por njëkohësisht duke ‘thumbuar’ Julian.

Nga Rubrika