E mërkurë, 16 Prill, 2025
16.9 C
Pristina

Sara Gjordeni rikthehet në ekran: Një jetë e re, një projekt entuziast dhe dashuria për vajzën e saj

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Sara Gjordeni ka ndarë disa momente të veçanta nga jeta e saj personale dhe profesionale në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, pasditen e djeshme.

Ajo konfirmoi se është gati të rikthehet në ekran me një projekt televiziv të veçantë, i cili do të fokusohet në momentin emocionues të zbulimit të gjinisë për gratë shtatzëna.

Një format ndryshe, që synon të sjellë ndjeshmëri dhe gëzim në ekran. Ky format inovativ ka për qëllim të ofrojë një eksperiencë më intime dhe personale për prindërit e ardhshëm, duke u mundësuar atyre të ndajnë emocionet dhe pritshmëritë e tyre në një moment kaq të rëndësishëm të jetës së tyre.

Në këtë projekt, Sara ka përgatitur një seri intervistash dhe raporte nga familje të ndryshme që do të ndajnë historitë e tyre të veçanta. Qëllimi është të krijohet një atmosferë ngrohtë dhe mbështetëse për ata që po presin për t’u bërë prindër, duke i inkurajuar ata të ndjejnë emocionin dhe gëzimin që sjell një jetë e re. “Është një mundësi për të ndjerë se nuk jeni vetëm në këtë udhëtim,” theksoi ajo.

Ndërsa foli për jetën në çift, Sara zbuloi se martesa me Bardhin ishte një dëshirë e tij që ajo vendosi ta plotësonte me zemër. Ajo theksoi se marrëdhënia e tyre bazohet në hapësirë për besime të ndryshme dhe tolerancë, duke përmendur se qëllimi i tyre është të krijojnë një mjedis të ngrohtë dhe mbështetës për vajzën e tyre, Nea.

“Ne jemi të hapur ndaj opinionet e njëri-tjetrit dhe kjo na ndihmon të rritim një fëmijë të lumtur dhe të shëndetshëm,” tregoi ajo. Besimi dhe komunikimi i hapur janë thelbësorë për suksesin e marrëdhënies, dhe Sara e vlerëson këtë dinamikë çdo ditë.

Në përfundim, ish-banorja e Big Brother VIP foli me emocione për vajzën e saj, Nea, të cilën e përshkroi si “kopjen e saj të vogël”. Sara theksoi se dëshiron t’i ofrojë të bijës gjithçka që ajo vetë nuk e ka pasur mundësi të përjetojë në fëmijëri, duke ia mundësuar asaj të zhvillohet në një ambient të pasur me dashuri dhe mbështetje.

PROMO

Nga Rubrika