Web Analytics

Sara Gjordeni zbulon arsyen e hatërmbetjes me Meritonin

Botuar nga: InfoKosova

E ftuar pasditen e sotme në ‘Top Albania Radio’ ka qenë ish-konkurrentja e ‘BBV3’ e cila ka komentuar lidhur me lojën e konkurrentëve, situatat e fundit në shtëpi dhe u shpreh për shumë të tjera.

Sara dhe Bardhi teksa ishin ende banorë të shtëpisë u panë të kenë afrimitet me Meritonin, ku ky i fundit kishte miqësi me Bardhin jashtë shtëpisë.

Ndërkohë, teksa komentoi afrimitetin mes Meritonit dhe Françeskës, Sara tha:

Mendoj që Meritoni duhet të respektonte porosinë e vetme të Bardhit.

Ata janë miq dhe jashtë.

Bardhi i ka kërkuar të lutem ma nxirr Francësken ndërkohë ai është afruar me atë.

Unë dhe Bardhi e kemi parë me skepticizëm jashtë.

Na ka habitur ky qëndrimi i Meritonit…

Të FUNDIT