Web Analytics
E premte, 25 Korrik, 2025
36.2 C
Pristina

Sara Hoxha kopjon Xhensilën? Veprimi i saj nuk kalon pa u komentuar

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Sara Hoxha së fundmi ka ndarë një postim ku shfaqet me një kostum saten me print leopard, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Por ky stil nuk është i panjohur për publikun, pasi vetëm pak ditë më parë me të njëjtin kostum ishte shfaqur edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, në një klip të ri muzikor.

Kujtojmë që Xhensila po përflitet për një lidhje të mundshme me Ledri Vulën, ish-partnerin e Sarës – dhe kjo përputhje veshjesh nuk mund të kalonte pa u komentuar në rrjete sociale.

“Nëse Ledrin ia mori, Sara po ia merr stilin këngëtares,” shkruajn komentet, duke shtuar më shumë zjarr mbi thashethemet që po qarkullojnë këto ditë.

A është kjo thjesht një rastësi, apo një “përgjigje” me stil?/kosovarja

PROMO

Nga Rubrika