Web Analytics

Sarah Berisha në një aventurë të re

“Dancing With the Stars” u rikthye vitin e kaluar pas shumë kohësh mungesë.

Me pjesëmarrjen e personazheve të shumta, në fund triumfi i takoi Sara Hoxhës.

Jemi në prag të sezonit të ri televiziv dhe formati i kërcimit pritet të vijë shumë shpejt në “Top Channel”.

E në media ka nisur të aludohet për yjet që do jenë pjesë e tij, ashtu si edhe për anëtarët e jurisë.

Së fundmi, aludohet se edhe blogerja Sarah Berisha do jetë pjesë e formatit të kërcimit.

Sipas “Kryefjala”, Sarah do i bashkohet kastit të kërcimit në një aventurë të re, pasi këto kohë e kemi parë në ekran si moderatore të spektaklit të humorit “Kosherja Show”.

Është aluduar se pjesë e programit do të jenë edhe Eni Shehu, Enxhi Nasufi, Sara Karaj, Efi Dhedhes. Deri tani nuk ka pasur konfirmime nga asnjëri prej tyre.

Sakaq, lidhur me jurinë, thuhet se Valbona Selimllari do jetë sërish pjesë e saj.

Krah me ish-Missin do të jetë Lori Bala, balerinë dhe koreografe që ishte pjesë e programit në edicionin e parë si konkurrente, bashkë me Salsano Rrapin.

Për rikujtesë, Lorit iu ofrua karrigia e jurisë live gjatë programit vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, nuk dihet nëse krah tyre, do të jenë sërish Mand Peza, Kledi Kadiu apo Dalina Buzi.

Nga rubrika