Web Analytics

Senatori amerikan dhe emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, bisedojnë për çështjen e Kosovës

Botuar nga: InfoKosova

Senatori i SHBA-së, Chris Murphy, ka pritur sot në takim emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach, me të cilin kanë biseduar rreth bashkëpunimit të dy shteteve rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evopian.

Murphy, në një postim në rrjetin social X, ka thënë se takim diskutuan edhe rreth bashkëpunimit ndërmjet Britanisë së Madhe dhe SHBA-së edhe për Bosnje e Hercegovinën.

“Gëzohem të mirëpres të dërguarin e Britanisë për Ballkan, Lordin Stuart William Peach në zyrën time sot për të folur rreth mënyrës se si Britania e Madhe dhe SHBA mund të punojnë së bashku për çështjet e Kosovës/Serbisë dhe Bosnjës”, shkroi Murphy, transmeton Telegrafi.

Të FUNDIT