Pavarësisht dëshirës, energjisë, mundësive dhe motivimit për të punuar e për t’u përballur me sfidat e përditshmërisë, trupi ka nevojë për kohën e duhur për rikuperim, qetësi dhe pushim.
Nëse njeriu nuk i dëgjon ‘thirrjet’ e organizmit, atëherë përballet me lodhje kronike, dhimbje e shumë simptoma të tjera. Një numër i konsiderueshëm njerëzish e injorojnë rëndësinë e pushimit, duke menduar se janë të fortë mjaftueshëm për të përballuar çdo sfidë pa nevojën për rikuperim, por kjo është një gyp i rrezikshëm që mund të çojë në pasoja serioze shëndetësore.
Në shoqërinë moderne, ku stresi dhe ngarkesat e përditshme janë të zakonshme, është e rëndësishme që të mësojmë të dëgjojmë trupin dhe të kuptojmë sinjalet që na dërgon. Prandaj, në vazhdim paraqesim disa nga shenjat kryesore që tregojnë se trupi ka nevojë për pushim të domosdoshëm.
Pagjumësia
Pagjumësia është një nga shenjat që jep organizmi kur ka nevojë për të pushuar. Për shembull, aktiviteti i tepruar fizik shkakton stimulim të jashtëzakonshëm të sistemit qendror nervor. Ky stimulim e bën të vështirë gjumin dhe mungesa e tij është tepër e dëmshme. Kur nuk kemi gjumë të mjaftueshëm, efektet mund të ndihen jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht, duke rritur nivelet e ankthit dhe të irritimit.
Për pasojë, njerëzit që kanë kryer një jetë pasive, duhet ta marrin shtruar me aktivitetin fizik e të mos stërmundohen. Ata duhet të marrin një ose dy ditë pushim mes çdo seance ose aktiviteti fizik. Kjo kohë do u japë mundësi muskujve që të rikuperohen dhe gjumit të jetë më i paqtë. Një rutinë e rregullt e gjumit, së bashku me pushimet e nevojshme, është thelbësore për një jetë të shëndetshme.
Rrahjet e zemrës
Një shenjë tjetër që tregon se trupi ka nevojë të pushojë ka të bëjë me rrahjet e zemrës. Kur trupi pushon, rrahjet e zemrës duhet të jenë më të ulëta. Zemra e një të rrituri rreh nga 60 deri në 100 herë në minutë. Sa më të ulëta të jenë rrahjet e zemrës kur trupi pushon, aq më mirë funksionon zemra. Nëse këto rrahje janë më të larta se 100, atëherë trupi po punon më fort për të shpërndarë oksigjenin në organe. Kjo mund të sjellë efekte negative, duke përfshirë ngarkesë të tepërt mbi sistemin kardiovaskular.
Dhimbjet
Kontraktimet e muskujve, dhimbjet e kyçeve apo të kokës janë tregues se trupi mezi po qëndron në këmbë. Përpos tyre, këto shenja tregojnë se në organizëm mund të ketë inflamacion. Këto dhimbje, bashkë me inflamacionin, mund të trajtohen me ibuprofen ose me acide yndyrore omega-3. Burimet më të mira të këtyre acideve yndyrore janë salmoni, sardelet, arrat dhe farat. Kujdesi ndaj shenjave të dhimbjes është esencial; injorimi i tyre mund të çojë në probleme më të mëdha shëndetësore në të ardhmen.
Oreksi
Kur trupi është i lodhur, pasojat i vuan edhe oreksi. Ju mund të ndiheni tepër të lodhur për të gatuar ose keni mungesë oreksi. Përpos pushimit, duhet të siguroheni që do të ushqeheni mjaftueshëm dhe shëndetshëm por edhe të hidratoheni. Mungesa e ushqimeve shteron energjitë, shkakton rënie flokësh, ul temperaturën e trupit e nxit të dridhurat e marramendjen. Ushqimi i shëndetshëm është thelbësor për rigjenerimin e energjisë, dhe duke bërë zgjidhje të mira ushqimore, mund të ndihmoni trupin tuaj të rikuperohet më shpejt.
Gjithashtu, është e rëndësishme të kuptoni se ky është një cikël: pushimi i duhur përmirëson gjumin, gjumi i mjaftueshëm përmirëson oreksin dhe një oreks i shëndetshëm ndihmon në rikuperimin e energjive. Prandaj, ndihmoni veten duke respektuar nevojat e trupit tuaj. Nëse keni vërejtur disa nga shenjat e përmendura, mos hezitoni të bëni një pushim të merituar dhe t’i jepni trupit tuaj mundësinë për të rikuperuar plotësisht.