E mërkurë, 16 Prill, 2025
11.2 C
Pristina

Shkëlzeni befason pas incidentit të Jozit me Gjestin: Instiktivisht më erdhi të shkoja me vrap nga studio ne shtepine e BBVA

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Shkëlzen Oruçi, ka komentuar situatën e fundit të ndodhur në shtëpinë e famshme.

Pas ngjarjes kontroverse, Shkëlzeni ka shprehur indinjatën e tij duke e cilësuar veprimin e Jozit si jashtëzakonisht të qartë dhe të poshtër. Ai thekson se nuk e priste një veprim të tillë nga një mik i tij dhe nga dikush që ka kaluar një eksperiencë të tillë në Big Brother.

Shkëlzeni ka vazhduar të përshkruajë intensitetin e emocioneve që përjetoi teksa ndjekte skenën. Ai theksoi se dukej sikur situata ishte e menduar me kujdes nga Jozi, gjë që e bënte akoma më shqetësuese. “Ishte shumë befasi, nuk e prisja. Të shkonte deri në këtë pikë nuk e kisha besuar ndonjëherë. Unë që isha në Prime dhe instiktivisht më erdhi të shkoja me vrap nga ekrani, ishte shumë e rëndë,” u shpreh ai.

Pjesa më e vështirë për Shkëlzenin ishte të priste se si do të reagonte publiku, dhe ai e konsideron këtë si një test të nervave. “Big Brother është një format i tillë, lojë nervash. Akoma jam i traumatizuar nga kjo pjesë,” shtoi ai.

Gjatë kohës që Shkëlzeni ka qenë brenda shtëpisë, ai kishte zhvilluar një raport të ngushtë me Gjestin, duke u bërë miq të afërt. Ai e përshkroi Gjestin si një person të dashur dhe të besueshëm, por ngjarjet e fundit kanë ndikuar në mënyrë dramatike në dinamiken brenda shtëpisë së famshme.

Pas incidentit, Jozi u shoqërua nga policia dhe u mbajt për disa orë, por u lirua shpejt, pa kaluar as 24 orë. Kjo situatë ka ngritur shumicën e pyetjeve për mënyrën sesi Big Brother trajton sjelljet e tilla brenda shtëpisë.

Diskutimet në rrjetet sociale kanë eksploduar, me tifozë dhe kritikë që e ndjekin me vëmendje situatën dhe reagimet e ish-banorëve. Shkëlzeni e sheh këtë si një mundësi për të reflektuar rreth etikës dhe sjelljes në reality show, duke potencuar nevojën për të ruajtur një standard të lartë të komunikimit dhe respektit mes banorëve.

PROMO

Nga Rubrika