Web Analytics
E shtunë, 9 Gusht, 2025
23.4 C
Pristina

Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital, pasi u rrah me tre persona! Ja pse ndodhi përleshja në aheng!

Një dasmë në një restorant në Shkabaj është shndërruar në skenë kaosi dhe dhune, ku protagonist është këngëtari i njohur Shpat Kasapi.

Ai, bashkë me vëllain e tij, ka qenë i ftuar në aheng, por situata ka dalë jashtë kontrollit pas një vonese të konsiderueshme të tyre.

Sipas Demos, Shpat Kasapi është vonuar rreth dy orë dhe në dasmë ka mbërritur në një gjendje jo të mirë.

Kjo vonesë, e shoqëruar me tensionet në vendngjarje, dyshohet të ketë çuar në një përplasje të ashpër me nikoqirët.

Përveç përleshjes me tre persona që përfundoi me arrestimin e njërit prej tyre, në këtë incident është lënduar edhe nusja e dasmës. Madje, dyshohet se vetë Kasapi ka qenë shkaktar i lëndimit të saj.

Ngjarja ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë, ku tre persona janë marrë në pyetje. Njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

PROMO

Nga Rubrika