E enjte, 8 Maj, 2025
9.6 C
Pristina

Shpati dërgon një sinjal të fortë Selvijes pas ndarjes

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Gjatë javës së kaluar, mediat kanë zbuluar se çifti i njohur, Selvija dhe Shpati, kanë përfunduar marrëdhënien e tyre, një lajm që ka tronditur fansat dhe publikun e gjërë.

Në llogarinë e tij në Instagram, Shpat Kasapi ka dhënë një aluzion për ndjenjat e tij pas ndarjes duke ndarë një video që shpreh emocione të thella.

Një pjesë e tekstit të baladës që ai postoi thotë: “Nuk du me u nda, nuk du me u nda”, gjë që e bën të dukshme se ai ndjehet i penduar për vendimin e marrë.

Shpati dhe Selvija kanë ndarë shumë vite së bashku, dhe marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së medias rozë.

Një lidhje e tillë, e cila ka kaluar përmes sfidave dhe ngjarjeve të rëndësishme në jetën e tyre, tani ka marrë një kthesë të papritur, duke lënë të gjithë pa fjalë.

Me kalimin e viteve, çifti ka ndarë momente të paharrueshme me fanatikët e tyre, dhe si të tillë, ndarja e tyre shkakton shqetësim mes atyre që i mbështesin. Çfarë do të sjellë e ardhmja për ta? Kjo është pyetja që tani i zëvendëson të gjitha bisedat rreth marrëdhënies së tyre.

PROMO

Nga Rubrika