Pas ndarjes nga këngëtari Shpat Kasapi, Selvije Jao ka zgjedhur të fokusohet te më e shtrenjta për zemrën e saj – djali, Roel.
Në një moment emocionues të ndarë në Instagram, ajo shihet duke përqafuar të birin, e qetë dhe e mbushur me dashuri, teksa shkruan: “Dhe papritur e kupton që vetëm këtu je e pazëvendësueshme.”
Këto fjalë të Selvies vijnë pas një periudhe të ndjeshme në jetën e saj personale, pas ndarjes nga Shpati, periudhë e cila ka qenë mjaft e vështirë për të.
Por ajo nuk e ka lënë veten të bjerë – përkundrazi, e ka kthyer përvojën në forcë dhe frymëzim, jo vetëm për vete, por për shumë gra që e ndjekin.
Nëpërmjet një serie iniciativash dhe projekteve, Selvija ka shkruar dhe disponuar libra të ndryshëm që ndihmojnë gratë të punojnë, mësojnë dhe fitojnë nga shtëpia, pa pasur nevojë për kapital fillestar apo ekspozim të drejtpërdrejtë.
Një ndihmë e tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme në ditët e sotme, kur aftësitë digjitale po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në tregun e punës.
Prandaj, mes sfidave të saj personale, Selvija ka arritur të ndihmojë dhe të krijojë një komunitet të fortë dhe mbështetje për gratë që përballen me vështirësi të ngjashme. Ajo inkurajon gratë të mos dorëzohen dhe të kërkojnë mundësi në çdo situatë, duke u mbështetur gjithmonë te forcat e tyre të brendshme.