E enjte, 10 Korrik, 2025
13.7 C
Pristina

Si ia del Arbana Osmani të udhëheqë katër fëmijë në pushimet e saj?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit në Instagram një copëz nga jeta e saj si nënë, teksa zhvillonte një pyetje pergjigje në InstaStory.

Për të gjithë ata që e ndjekin, Arbana shpesh herë ndan momente të veçanta nga përditshmëria e saj, por këtë herë ajo theksoi një realitet të rëndësishëm: menaxhimi i katër fëmijëve gjatë pushimeve madje ia kalon përvojave që zakonisht shfaqen në rrjetet sociale.

Kur e pyeten si ia del të menaxhojë katër fëmijët gjatë pushimeve, Arbana iu përgjigj me sinqeritet: “Duke ndarë detyrat me Edin , duke iu krijuar programe/aktivitete, por edhe rregulla. Por mbi të gjitha, duke bërë një pakt me veten para nisjes: pushimet nuk janë pushime për vete, por për fëmijët,” shkruan ajo në përgjigje.

Kjo deklaratë tregon maturinë dhe vetëdijen e saj si prind, për të cilën shumë mund të nxjerrin mësime të vlefshme.

Arbana shpjegon se suksesi i pushimeve me fëmijë qëndron tek organizimi dhe planifikimi i detyreve. Çdo udhëtim bëhet më i lehtë kur detyrat e zakonshme janë të ndara mes prindërve.

Në këtë kontekst, ajo thekson rëndësinë e komunikimit me partnerin për të arritur një ekuilibër që i lejon të dy të gjejnë kohë për të qetësuar veten, si dhe për të kaluar momente të veçanta me fëmijët.

PROMO

Nga Rubrika