Web Analytics

“Si ju kam o çapaçula”, Luizi shfaqet përplot humor në një video në Instagram

Botuar nga: InfoKosova

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli tri ditë pas fitores së çmimit të madh është shfaqur me një video në instagram.

Në këtë video, këngëtari shkodran ka falënderuar përzemërsisht të gjithë mbështetësit e tij, teksa tha se iu është ndryshuar jetën.

“Mu deshën tri ditë që ta marr vetën dhe ta bëjë këtë video.

Ju kërkoj falje që s’ju kam falënderu përzemërsisht gjithsecilin.

Shpresoj qe me këtë video ta justifikoj veten sado pak.

Me sa pashë, nuk e di çka keni pa te unë që m’keni vlerësu kaq shumë.

Jam mirënjohës tanë jetën, ju keni ndryshu jetën teme.

Uroj t’ua shpërblejë me gjithë atë çfarë do të bëjë në vazhdim.

Edhe njëherë, faleminderit.

Jeni të jashtëzakonshëm.

Nuk gjej fjalë me përshkru atë që keni dhanë për mu gjatë katër muaj e gjysmë”, tha ai në video.

Kujtojmë që instagrami i Luizit i hapur nga bashkëshortja e tij, Kiara për një kohë të shkurtër fitoi mijëra ndjekës.

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Të FUNDIT