Duke folur për sulmin terrorist në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar, për të cilin regjimi në Beograd u etiketua gjerësisht si organizator, dhe Milan Radoiçiq, nënkryetar i atëhershëm i Listës Serbe, si kryesuesi i “punëve”, presidenti i Serbisë dy ditë më parë tha se organet kompetente do të ngrenë kallëzime kundër njerëzve në Banjskë për vepra penale “për shembull shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
“E si mund t’i akuzojmë për ndonjë vepër tjetër penale kur do të dalin dhe do të thonë ‘mirë’, ne e bëmë punën tonë, sepse sipas Rezolutës 1244 është e Serbisë dhe sipas asaj rezolute duhet të ishin 1000 ushtarë dhe policë që nuk u lejuan, duhej të mbronim vendin tonë’. Dhe çfarë do t’u themi atyre? Për këtë do të dënoheni? Ose do të pranojmë që Kosova është shtet i pavarur dhe do t’i dënojmë nga ai këndvështrim”, tha Vuçiq.
Kujtojmë se kërkesa që Milan Radoiçiq, i cili pesë ditë pas sulmit në Banjskë dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe dhe pranoi se ishte përgjegjës për sulmin në Banjskë, të arrestohet dhe të ndiqet penalisht vjen gjithnjë e më shumë nga përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së.
E fundit në serinë e “presioneve” ishte nga senatorja amerikane Jeanne Shaheen, e cila javën e kaluar në Mynih, gjatë një konference për sigurinë ku mori pjesë Aleksandar Vuçiq, kërkoi arrestimin e Milan Radoiçiqit.
Në margjinat e Konferencës së Mynihut, Shaheen ka takuar ndaras presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në ndërkohë, ajo në panelin e këtij forumi ndërkombëtar tha se Radoiçiq “duhet të arrestohet dhe të shkojë në burg”.
Ai (Milan Radoiçiq) pranoi bashkëpunimin në atë që ndodhi më 24 shtator dhe në vrasjet”. Kjo është arsyeja pse duhet të përgjigjet. Serbia dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë për këtë çështje”, tha ajo pas takimit me Vuçiqin dhe Kurtin.
Organit kompetent – prokurorit publik – i është sugjeruar që të ngrihet aktakuzë, madje është sugjeruar kualifikimi i veprës penale me shpjegim krejtësisht jashtëligjor, ekskluzivisht politik, i cili është parëndësishëm. Për më tepër, rrethana lehtësuese janë sugjeruar edhe për të pandehurin e mundshëm të ardhshëm Radoiçiq – komenton Vesna Rakiq Vodineliq, profesoreshë e drejtësisë për Danas.
“Vetëm një tjetër në radhën e gjatë të ndërhyrjeve serioze të presidentit në gjyqësor”.
Kjo është vetëm një tjetër në serinë e gjatë të ndërhyrjeve serioze të Presidentit të Republikës në drejtësi, shton ajo, në të cilën nuk ka çfarë të kërkojë, me përjashtim të faljeve të mundshme.
“Prokurori i Shtetit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorëve janë të obliguar që ta paralajmërojnë publikisht, sepse kjo deklaratë është bërë edhe në hapësirë publike, e që nuk është dashur ta bëjë dhe as ta përsërisë në të ardhmen. Prokurori publik kompetent nuk guxon të veprojë sipas udhëzimeve të presidentit, as në aspektin e procedurës, as në aspektin e kualifikimit të veprës penale, as në lidhje me rrethanat ‘lehtësuese’” – thotë Vesna Rakiq Vodineliq.
Jam e bindur, thekson më tej ajo, se askush nuk do ta qortojë dhe se organet kompetente do ta intervistojnë.
“Këshillat e tij, faktikisht, por në mënyrë të kundërligjshme, në institucionet e humbura gjyqësore kanë rëndësinë e udhëzimeve të detyrueshme arbitrare dhe ai nuk është i autorizuar ta bëjë një gjë të tillë. Aleksandar Vuçiq ka dhënë ‘udhëzime’ të ngjashme prokurorëve në lidhje me vrasjen e Slavko Çuruvis në vitin 2014, kur ai ishte i ashtuquajturi zëvendëskryeministër i parë. Përfundoi me aktgjykim shfajësues” – përfundon bashkëbiseduesja e Danas.
Në një emision në RTS, dy ditë më parë, Vuçiq përsëriti se fajin e kishte ai për Banjskën.
“Unë jam fajtor, si të doni… Më lejoni t’ju shpjegoj se çfarë ndodhi në nëntor dhe dhjetor… Çfarë ndodhi më pas… Thjesht nuk ia vlen. Jo, nuk jam i lumtur, jam lutur një milion herë… A do të isha në anën e atyre që kryen vrasje të gjakftohta pas kësaj? Jo, unë do të jem gjithmonë në anën e serbëve që u përndjekjen si bisha dhe këtu nuk ka ndonjë filozofi të madhe”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq. /Danas/KP/