Web Analytics
E premte, 18 Korrik, 2025
13.8 C
Pristina

Si të humbni peshë me një pije të thjeshtë të tërshërës që imitoni efektin e Ozempic

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ka filluar kërkimi për një mënyrë “natyrale” për të arritur të njëjtën humbje drastike në peshë siç është parë me ilaçin revolucionar, Ozempic.

Trendi më i fundit në luftën ndaj peshës duket se është një pije e përgatitur me tërshërë.

Kjo pije po fiton popullaritet të madh, sidomos në mediat sociale, ku shumë përdorues po shpërndajnë rezultatet e tyre të mahnitshme.

Përzierja përfshin tërshërë, ujë, kanellë dhe limon, dhe quhet ndryshe ‘Tërshërë-Zempik’.

Thënë ndryshe, ky kombinim i thjeshtë predikon se mund të ndihmojë në humbjen e peshës duke reduktuar ndjenjën e urisë.

Shumica e atyre që provojnë këtë trend, shprehen se përpiqen të kufizojnë vakte të tjera, duke konsumuar më shumë ushqime të vogla gjatë ditës për të zëvendësuar kaloritë e humbura.

Përdoruesi i njohur i TikTok, ‘Fred_ddy92’ ka rapportuar se ka humbur 4.5 kg pas 21 ditësh duke pirë këtë koktej me tërshërë.

Sikurse ai, përdoruesja ‘anna.2490’ foli për humbjen e saj prej pesë kilogramësh brenda një jave duke e konsumuar dy herë në ditë këtë përzierje.

Edhe ‘TastyCara’ dokumentoi se kishte humbur 4.5 kg në pesë ditë duke ndjekur këtë praktikë, duke reduktuar gjithashtu konsumimin e vakteve të zakonshme.

Megjithatë, dietologët dhe ekspertët e shëndetit kanë shprehur dyshime rreth efektivitetit të kësaj pije si një ilaç mrekullibërës.

Ata e theksojnë se përzierja me tërshërë mund të ofrojë disa përfitime shëndetësore, por nuk zëvendëson nevojën për një dietë të balancuar.

Dr. Patel, një nutricionist i njohur, shpjegon se ngrënia e bollgurit në mëngjes mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet kronike.

Ai thekson gjithashtu se fibra e disponueshme në këtë verzion mund të ndihmojë në ruajtjen e ndjenjës së ngopjes për më gjatë, duke kontribuar kështu në humbjen e peshës.

Një gjysmë filxhani me bollgur ofron përfitime të shumta, por gjithashtu është e rëndësishme të mbani në mend se sasia e kalorive që konsumoni duhet të jetë e mjaftueshme për nevojat tuaja dietike.

Disa nutricionistë paralajmërojnë se ky trend mund të çojë në një praktikë të rrezikshme, duke zëvendësuar ushqimet e plota me kokteje dietike, gjë që mund të sjellë pasoja negative për shëndetin.

Ndaj, është e rëndësishme të theksohet se, ndërsa pija me tërshërë mund të ndihmojë disa individë, ajo nuk duhet të jetë zëvendësuese e një diete të balancuar dhe të shëndetshme.

Çdo person duhet të konsultohet me një specialist përpara se të bëjë ndryshime të rëndësishme në dietën e tij.

Si përfundim, është me rëndësi të keni parasysh se shembujt e suksesshëm janë shumë individuale dhe se çdo trup reagoon ndryshe ndaj dietave të ndryshme.

Pra, a do ta provoni këtë “koktej” unik me tërshërë për të parë të si ndikon te ju? Shprehi mendimin tuaj!

**Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!**

PROMO

Nga Rubrika