E martë, 15 Prill, 2025
16.7 C
Pristina

“S’ka lindur…” Këto janë fjalët që Jozi i tha Gjestit pasi e goditi me shuplakë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një nga ngjarjet më të bujshme dhe të komentuara ka ndodhur të shtunen e në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Teksa Jozi dhe Loredana po largoheshin nga loja pas një eliminimi të papritur dhe plot tension, një përplasje fizike ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka tronditur publikun.

Jozi, e cila ishte ndër banoret më të komentuara për karakterin e saj shpërthyes, në momentin e daljes ka humbur kontrollin totalisht dhe ka goditur me shuplakë në fytyrë banorin tjetër, Gjestin, i cili ndodhej pranë derës dhe ishte ai që ia hapi derën për t’u larguar. Ky gjest i thjeshtë nga ana e Gjestit duket se është interpretuar si një provokim apo mungesë respekti nga ana e Jozit, e cila reagoi në mënyrë agresive dhe skandaloze.

Menjëherë pas goditjes, Jozi është dëgjuar duke bërtitur me tone të larta dhe fjalë fyese në drejtim të Gjestit, duke thënë: “S’ka lindur ai p… nane që ma hap mu derën, more vesh. Zagar…”

Ky moment i tensionuar është kapur nga kamerat e shtëpisë dhe është bërë viral në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të ashpra si nga ndjekësit e emisionit, ashtu edhe nga figura publike që e kanë dënuar aktin e dhunës.

Pas incidentit, Jozi është shoqëruar menjëherë nga forcat e sigurisë dhe më pas është marrë në pyetje nga Policia për veprimet e saj. Ndërkohë, Gjesti ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor të programit, pasi pas goditjes u rrëzua dhe u pa i shtrirë për tokë në gjendje të rënduar.

Produksioni i BBVA pritet të dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me incidentin, ndërkohë që fansat janë të ndarë mes mbështetjes për Gjestin dhe kritikave të ashpra ndaj sjelljes së Jozit, e cila me këtë veprim duket se ka mbyllur kapitullin e saj në format në mënyrën më të diskutueshme të mundshme.

Skandalet brenda shtëpisë së BBVA duket se nuk kanë të ndalur, por kjo ngjarje e fundit ka ngritur sërish pyetje serioze për kufijtë e sjelljes brenda reality show-ve dhe masat që duhen marrë për t’i parandaluar situata të tilla ekstreme.

PROMO

Nga Rubrika