Web Analytics

Sonte na pret dasmë e madhe: Kiara zbulon detaje për dasmën me Luizin

Botuar nga: InfoKosova

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kurorëzojnë dashurinë e tyre sonte në mbrëmje, në finalen e madhe të “Big Brother VIP 2”, me një dasmë speciale.

Kiara ka treguar në “Më lër të flas” detajet e ceremonisë. Moderatorja thekson se edhe Luizi është në dijeni, pasi dasma nuk mund të bëhet pa pëlqimin e të dyja palëve.

“Nesër do të jetë ceremonia.

Do të vulosim martesën tonë, pastaj do të bëjmë një dasmë të madhe ku do të ftojmë të gjithë.

Ai është në dijeni për ceremoninë.

Ka qenë një kërkesë jona që para se të dilja nga shtëpia”, ka thënë ajo mbrëmë.

Kiara e cilëson këtë event si një mirënjohje për publikun që i ka ndjekur që nga dita e parë, gjatë njohjes së çiftit që u mbyll me një propozim brenda shtëpisë më të famshme të Shqipëri.

“Është më shumë si shenjë mirënjohjeje për publikun që na ka ndjekur këto katër muaj dhe ka dëshirë ta shikojë këtë moment kaq të bukur”.

Ndërsa Donaldi me humor shtoi se “kaseta dasmës do të jetë në shtëpinë e çdo shqiptari”, që do të ndjekë ‘live’ finalen e reality show më të ndjekur të momentit në vend.

Të FUNDIT