Web Analytics
E shtunë, 2 Gusht, 2025
29 C
Pristina

Të gjitha detajet rreth interesit të Milanit për Ardon Jasharin – një situatë më e komplikuar se sa duket

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Milan është duke zhvilluar tratativa për Ardon Jasharin, por sa e qartë është kërkesa nga trajneri Massimiliano Allegri?

Giovanni Branchini, agjent i njohur dhe përfaqësues i trajnerit Allegri, diskutoi në një intervistë të fundit rreth situatës së Jasharit, duke theksuar se çështja është më komplekse nga sa mendohet.

“A jeni të sigurt se është një kërkesë e qartë dhe e fortë nga trajneri?” pyeti Branchini.
Pavarësisht se Jashari ka kaluar një filtrin e parë të vlerësimit, ai nuk është lojtari i 11-të që i nevojitet Milanit për të përfunduar formacionin e tij.

Në fakt, Allegri nuk ka bërë kërkesa të drejtpërdrejta për Jasharin, duke sugjeruar se situata është e hapur dhe nuk ka një vendim të qartë nga klubi.

“Po, është një profil interesant dhe tratativa po ecën përpara, por duhet theksuar se mos gjithë brenda klubit janë të një mendimi për këtë operacion,” vazhdoi ai.

Branchini sqaroi se janë bërë kontakte me Club Brugge dhe me lojtarin, dhe oferta është serioze. Megjithatë, situata e Jasharit nuk është kaq e thjeshtë, dhe Allegri nuk do të japë dorëheqjen nëse ai nuk arrin të vijë në Milan.

Kur u pyet për dëshirën e Jasharit për t’u transferuar te Milani, ai përmendi se: “Është një djalosh me potencial të madh, dhe Milani dëshiron ta blejë. Besoj se po punon seriozisht në këtë drejtim.”

Sidoqoftë, Allegri momentalisht është i angazhuar me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion dhe është i kënaqur me përkushtimin e tyre.

Ai e di se disa pjesë mungojnë në skuadër, por nuk ka asnjë frikë se ekipi nuk do të kompletohet në kohën e duhur.

Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja e parë zyrtare e Milanit për sezonin e ri do të luhet më 17 gusht, në Kupën e Italisë kundër Barit.

 

Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!

PROMO

Nga Rubrika