Web Analytics

Të ndarë por Olsi Bylykun dhe Egli Takon do i kemi pjesë të “Big Brother VIP 3”?

Botuar nga: InfoKosova

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion të “Big Brother VIP Albania”, por ende nuk është konfirmuar asgjë.

Të ftuar sonte në “Shqipëria Live” me Arjon Muça kanë qenë Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani për të komentuar emrat e përfolur se do të jenë pjesë.

Liesa: Do futet Olsi ose Egli.

Arjoni: Mund të hyjnë të dy.

Andi: Nuk mendoj se do futen të dy në një kohë sepse nuk kanë dhënë idenë që janë ndarë në mënyrë paqësore me njëri-tjetrin.

Duket që ka një hatërmbetje.

Mendoj se do futet Olsi se i vlen më shumë për karrierën sepse Egli ka thënë që do të heqë dorë nga muzika dhe do të fokusohet te palestra dhe do të bëjë një jetë të shëndetshme.

Eglin do e kemi për ndonjë situatë alla Bora-Donald.

Kujtojmë se romanca mes Eglit dhe Olsit ka mbaruar prej muajsh.

Madje këngëtari ka nisur lidhje të re me një nga gazetaret e TV Klan.

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT