Web Analytics

Televizioni publik lëshon ‘kamerë të fshehur’ me Ferit Zekollin, shihet Andin Lokaj “duke bërë gjumë”

Botuar nga: InfoKosova

Andin Lokaj ka bërë të ditur mbrëmë se është larguar nga televizioni publik (RTK).

E, RTK-ja ka lëshuar mbreme një emision të xhiruar për vitin e ri 2022 në versionin sarkastik ku bënte pjesë edhe ai.

Në këtë version sarkastik, prezantuesja zhvillon një intervistë me ish-basketbollistin e famshëm Ferid Zekolli.

Në ndërkohë, në anën tjetër të skenës në disa sekuenca shihet Andin Lokaj – komentatori me nam që i tha lamtumirë RTK-së –derisa bën gjumë përkundër që lihet nënkuptimi se duhej të ishte në punë.

Komentatori Lokaj shihet edhe derisa gërhat por edhe kollitet në këtë emision, por edhe derisa bën komente qesharake.

Lokaj në orët e mesnatës së kaluar tha se nuk do të ishte më pjesë e televizionit publik, duke befasuar opinionin sport-dashës pasi që ky largim ndodh mu në kohën kur Kupa e Botës Katari 2022 që po transmetohet në televizionin publik ka hyrë në fazën vendimtare.

Ai kishte punuar në RTK për një periudhë afërsisht pesë vjeçare. Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, i ka thënë gazetës Nacionale se vendimi i Lokajt “ishte personal” dhe që për më tepër ende nuk e kishte marrë kërkesën për shkëputje të kontratës.

Lokaj kishte qenë subjekt i procedurave disiplinore të RTK-së më herët.

Nacionale ka mësuar që ky emision ishte xhiruar më herët (në formatin e kamerës së fshehur) në kuadër të programit festiv të vitit 2022 dhe është lëshuar edhe mbreme.

Të FUNDIT