E mërkurë, 26 Mars, 2025
12.2 C
Pristina

Tensionet në shtëpinë e reality show-t: Vserlo dhe Gjestin përplasen përballë njëri-tjetrit

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Pasi largimi i Eglit nga shtëpia për shkak të arsyeve shëndetësore, atmosfera është bërë tejet e tensionuar, duke çuar në konflikte dhe debate të ashpra mes banorëve.

Një nga momentet më dramatike u shënua mes Vserlos dhe Gjestit, ku tensioni arriti në kulmin e vet.

Debati filloi kur Vserlo, me një qasje sfiduese, iu afrua Gjestit duke provokuar atë me tone të larta.

Gjestin, nga ana tjetër, nuk e kishte ndërmend të kthente kokën pas dhe iu përgjigj me një paralajmërim të qartë për të tërhequr vëmendjen e tij.

Pjesë nga debati:

Vserlo: “Mbylle gojën para se të jetë vonë!”

Gjesti: “Hiqe gishtin!”

Vserlo: “Kaq po të them, mbylle gojën para se të jetë shumë vonë!”

Gjesti: “Hiq gishtin thashë!”

Vserlo: “Kalama çerdheje!”

Situata u përshkallëzua në një masë të tillë sa që të dy banorët e përplasën ballin me njëri-tjetrin, duke krijuar një atmosferë akoma më të tensionuar.

 

PROMO

Nga Rubrika