Web Analytics
E hënë, 21 Korrik, 2025
34.8 C
Pristina

Tetë muaj pas sulmit në Ibër Lepenc: Prokuroria në hetim për akuzat ndaj dy të dyshuarve

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Së shpejti bëhen tetë muaj nga sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin Potokut.

Dy persona mbesin në paraburgim.

Prokuroria, pa treguar detaje, vetëm njoftoi se hetimet po vijojnë.

Ky institucion nuk tregoi as nëse kanë marrë ndonjë raport nga FBI.

Ndërsa, hetimet vlerësohet se janë brenda afateve ligjore.

Gati tetë muaj nga sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ende nuk ka aktakuzë lidhur me rastin.

Dy të dyshuarit për shpërthimin që dëmtoi infrastrukturën kritike, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, të cilët u arrestuan pak pas rastit, janë ende në paraburgim.

Megjithatë, Prokuroria Speciale nuk tregoi nëse kanë identifikuar të dyshuar të tjerë lidhur me rastin, e as kohën kur mund të përmbyllet hetimi dhe eventualisht të ngritët aktakuzë.

“Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore me qëllim të konstatimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Megjithatë, duke pasur parasysh se çështja ndodhet ende në fazën e procedurave hetimore, për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë informacione,” ka theksuar Arbnora Luta, Zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

Për zbardhjen e rastit, ish-ambasadori amerikan Jeffery Hovenier kishte thënë se “SHBA-ja ka sjellë mbështetjen e FBI-së në Kosovë për të punuar drejtpërdrejtë dhe me kohë të plotë me autoritetet kosovare për të identifikuar përgjegjësit.”

Megjithatë, Prokuroria nuk tregoi nëse kanë marrë ndonjë raport nga amerikanët.

Referuar ndjeshmërisë dhe ndërlikueshmërisë së rastit, me synim një aktakuzë të përgatitur mirë, juristi Ardian Bajraktari tha se hetimet janë brenda praktikave dhe kufizimeve ligjore.

“Natyrisht, situata të tilla marrin kohë në drejtim të trajtimit dhe hetimit të çështjes, prandaj për aq kohë sa është brenda afateve dhe parametrave të përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale vlerësoj se jemi në rregull dhe të shpresojmë që Prokuroria të kryejë detyrën e saj konform detyrave dhe përgjegjësisë që ka dhe afateve të përcaktuara,” ka deklaruar Bajraktari.

Në rastin tjetër, për sulmin terrorist paramilitar në Banjskë, më 24 Shtator 2023, hetimet para ngritjes së aktakuzës ndaj Milan Radojçiqit dhe 44 të tjerëve kishin zgjatur një vit të plotë.

Ky rast vjen në një kohë kur ndjeshmëria për sigurinë e qytetarëve është e lartë.

Çdo ditë, qytetarët ndjejnë pasigurinë për shkak të incidenteve të ngjashme.

Prokuroria ka rëndësi të veçantë në sigurimin e një procesi të drejtë dhe transparent.

Stabiliteti dhe rendi janë esenciale për të ardhmen e Kosovës.

Shpresojmë të kemi një përfundim të shpejtë dhe me përgjegjësi për këto hetime, pas të cilave presim një aktakuzë që do të sjellë drejtësi.

Çdo vonesë vetëm sa e thellon pasigurinë dhe frikën e qytetarëve.

Prandaj, është e domosdoshme që Prokuroria të punojë me efikasitet dhe me angazhim të plotë.

Ekspertët e sigurisë po e monitorojnë situatën me kujdes.

Pas hetimeve, qytetarët pretendojnë të shohin një proces që do të përfundonte me ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës.

Shpresojmë se kjo situatë do të marrë një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur.

Shprehni mendimin tuaj mbi këtë rast dhe situatën aktuale.

**Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!**

PROMO

Nga Rubrika