Web Analytics

Tha se i ka ngacmuar Klean-Elgitit, Romeo vjen sot me një reagim për deklaratën e Meritonit

Botuar nga: InfoKosova

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, një deklaratë e thënë nga Meritoni ka krijuar bujë në rrjet.

Gjatë hapësirës publicitare, Meritoni akuzoi Romeon se ai i ka ngacmuar Klean mikut të tij Elgit Doda, bazuar këtu në deklaratat e thëna nga reperi Clevio nëpër TikTok.

Gjatë kësaj situate Romeo u revoltua duke iu drejtuar Meritonit me fjalët: “sa djal i keq je, iposhtër”

Ndërsa gjatë ditës së sotme Romeo e ka folur këtë ngjarje dhe akuzë të Meritonit me banoret e tjera të shtëpisë, tek po shprehej se është një deklaratë e rëndë që mund të përjetohet keq nga dyshja në fjalë.

“Është e rëndë! Mendo njerëzit jashtë, mendo ata që janë në shtëpi, familjarë! Ç’faj të kanë ata?”- dëgjohet të thotë Romeo ndër të tjera.

Shiko videon:

Të FUNDIT