Web Analytics
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
25.8 C
Pristina

Tifozët e Lazios protestojnë ashpër ndaj presidentit në përpjekje për të shpëtuar merkaton

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Duke qenë se Lazios i është bllokuar merkato hyrëse, nga Covisoc (Organi i kontrollit financiar të futbollit italian), tifozët e klubit bardhekaltër kanë dalë në protestë kundër presidentit të tyre, Claudio Lotito.

Për këtë arsye, klubi kryeqytetas nuk mund të nënshkruajë dot as lojtarë të lirë deri në janar të vitit 2026.

Vetëm nëse presidenti Claudio Lotito vendos të shtojë fonde të reja në buxhetin e klubit, duhet shifra 30 milionë.

Një hap që ai aktualisht e konsideron të panevojshëm dhe kjo ka bërë që tifozët e Lazios të dalin në protestë.

Sipas “Corriere dello Sport”, më shumë se 10.000 tifozë të Lazios morën pjesë në protestën e organizuar në Piazza Corrado Ricci.

Më pas, ata marshuan drejt Forumit Perandorak.

Kërkesa e tyre kryesore është largimi i presidentit Lotito nga klubi.

Ose ky i fundit duhet të paguajë 30 milionë euro për të zhbllokuar merkaton hyrëse.

Nuk është hera e parë që tensionohet situata mes tifozëve bardhëkaltër dhe Lotito-s.

Ai është president i Lazios që nga viti 2004.

Ky vit i fundit ka pasur gjithashtu mjaft probleme për ekipin e njohur italian.

Me bllokimin e merkatos dhe me mungesën e investimeve, tifozët ndihen të braktisur.

Protestat e organizuara kanë shënuar një pikë kthimi për marrëdhëniet ndërmjet drejtuesve të klubit dhe baza e tifozëve.

Për shumë, ishte koha për të bërë një ndryshim dhe për të rikthyer fritësinë në ekip.

Pas kësaj proteste, pritet që presioni të rritet nga tifozët dhe mediat.

Çdo ditë që kalon, është më e qartë se Lazio ka nevojë për një ristrukturim të thellë.

Vetëm një angazhim i vërtetë dhe investime të arsyeshme do të mundësojnë rikthimin e ekipit në nivelet më të larta të futbollit italian.

Ndërsa presidenti Lotito vazhdon të mbajë qëndrim të fortë, tifozët premtojnë të mos ndalen.

Ata thonë se janë të gatshëm të vazhdojnë protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Tani për tani, situata mbetet e tensionuar dhe e pasigurt për të ardhmen e klubi.

Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!

PROMO

Nga Rubrika