Tortë çokollatë me shije të përsosur: Zbukurojeni tavolinën e Vitit të Ri me fantazinë e shijes së mrekullueshme!

Po ju sjellim propozimin për ëmbëlsirën të cilën mund ta përgatitni për natën më të gëzueshme.

Përbërësit për kore:

▪ Tundni 10 të bardhë të vezëve me 10 lugë sheqer pluhur dhe shtoni:

▪ 100 gramë arra të bluara,

▪ 100 gramë arra të grira,

▪ 100 gramë çokollatë të grirë për zierje,

▪ 100 gramë rrush të thatë të zier (të zhytur në rum),

▪ 1 qese pluhur për ëmbëlsira,

▪ 1 lugë kakao.

Të gjithë përbërësit përzieni dhe piqni në një tepsi të madhe.

Kur korja të piqet nxirreni nga furra dhe priteni në dy pjesë.

Për fill:

▪ 250 gramë gjalpë,

▪ 10 të verdhë të vezëve,

▪ 200 gramë sheqer pluhur,

▪ 3 brinjë çokollate.

Përgatitja:

Gjalpin tundeni deri sa të bëhet shkumë.

Të verdhët tundeni me sheqerin pluhur dhe zieni në avull, pastaj shtoni çokollatën.

Kur të ftohet përzien me gjalpin dhe qitni në tortë.

Në fund mundeni ta zbukuroni sipas dëshirës me krem apo me glazurë çokollate.

Kënaquni