E shtunë, 19 Prill, 2025
15.6 C
Pristina

Tre minuta pas dushit: Sekreti për një lëkurë të shëndetshme dhe të hidratuar

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Pastrimi i rregullt dhe hidratimi janë një ndër mënyrat se si duhet ta trajtoni lëkurën.

Dushi ndikon në shëndetin e lëkurës sonë e cila kërkon kujdesin e drejtë. Prandaj është shumë me rëndësi të gjeni rutinën e cila trupit tuaj do t’i përshtatet. Pas dushit, lëkura është në një gjendje të ndjeshme dhe kërkon vëmendjen e duhur për të ruajtur lagështinë e saj natyrale.

Mirëpo, nëse keni probleme të tjera me lëkurën, ritualet tuaja ditore mbase do ta shkatërrojnë, ndërkaq ju nuk jeni të vetëdijshëm për të. Shumë femra bëjnë një gabim pasi që bëjnë dush dhe e shkatërrojnë lëkurën. Kjo ndodh shpesh kur ato presin tepër shumë që të përdorin kremin hidratues apo fare nuk e përdorin.

Pas dushit, poret zgjerohen për shkak të avullit dhe nxehtësisë në banjë. Kjo është një mundësi ideale për të aplikuar produkte hidratues që ndihmojnë në thithjen më të thellë të lagështisë në lëkurë. Është me rëndësi që ai ujë të qëndrojë në trup dhe për këtë arsye, duhet të përdoret kremin hidratues brenda tre minutave pas dushit. Nëse prisni më shumë se tri minuta, lëkura juaj do të humbë lagështinë e nevojshme për ta ruajtur shëndetin e saj.

Studimet tregojnë se aplikimi i kremit hidratues menjëherë pas dushit ndihmon në ruajtjen e ujit të humbur dhe parandalon thaçjen e lëkurës. Shumë produkte ofrojnë më shumë sesa vetëm hidratim – ato gjithashtu ofrojnë mbrojtje nga faktorët e jashtëm si ndotja dhe rrezatimi UV.

Prandaj gjithmonë mbani shishen e kremit hidratues në banjën tuaj dhe përdoreni pasi që të keni bërë dush në mënyrë që të keni lëkurë të shëndetshme dhe të hidratuar. Kjo është një rutinë e thjeshtë që mund të bëni çdo ditë dhe do t’ju ndihmojë të keni një lëkurë të freskët dhe rinore për një kohë të gjatë.

Gjithashtu, përveç kremit hidratues, përdorimi i një eksfoliuesi një herë në javë mund të ndihmojë në pastrimin e qelizave të vdekura dhe ruajtjen e lëkurës së shëndetshme. Një eksfoliues natyral si sheqeri ose kripa me vajra esenciale është i shkëlqyer për këtë qëllim.

Përveç këtyre, mos harroni rëndësinë e pijeve të mjaftueshme të ujit gjatë ditës. Uji ndihmon në ruajtjen e hidratimit nga brenda dhe punon në harmoni me produktet që aplikoni në lëkurë. Merrni parasysh këto këshilla dhe do të shihni një ndryshim të dukshëm në shëndetin e lëkurës tuaj.

PROMO

Nga Rubrika