Web Analytics

Tre politikanë i shkuan në shtëpi, a do të futet në politikë? Flet Luiz Ejlli

Botuar nga: InfoKosova

Këngëtari i njohur, njëherit edhe fituesi i çmimit të madh të Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka shpalosur disa detaje nga jeta e tij pas spektaklit të famshëm.

Ai tha se menjëherë pas përfundimit të natës finale ka shkuar në qytetin e tij, Shkodrën.

“Më erdhi keq për kandidatët e partive politike për kryetar Bashkie, se kisha postiera të vendosur më shumë se ata”, u shpreh Luizi.

Kur jemi te politika, Luizi tregoi se 3 kandidat të zgjedhjeve të 14 majit në Shqipëri i kishin shkuar në shtëpi, duke mos treguar më shumë detaje.

Ndërsa, i pyetur nga vëllezërit Veshaj se a do të futet në politikë, ai u shpreh se nuk e mendon si zgjedhje dhe se është i fokusuar në muzikë.

Të FUNDIT