Në Zvicër dhe Gjermani, tri gra shqiptare kanë vendosur të sfidojnë kufijtë tradicionalë të punës për të krijuar një rrugë të re për veten dhe familjet e tyre.
Ato kanë krijuar një bashkëpunim unik me një vizion të përbashkët: ndihmimin e grave në diasporë që të arrijnë pavarësi financiare dhe të kenë më shumë kohë për jetën personale.
Kjo është vetëm një pjesë e misionit të tyre për të promovuar konceptin e punës dhjetë orë në javë.
Besmire Krasniqi, Sumeja Krasniqi dhe Ardiana Ukaj janë tri nëna shqiptare të cilat i bashkon jo vetëm origjina e tyre, por edhe pasioni për të ndërtuar diçka për veten. Ato janë angazhuar në fushën e Network Marketing, duke promovuar produkte natyrale të kompanisë Forever Living, e cila është e njohur për përbërësit e saj me bazë Aloe Vera.
Koncepti i punës me orar fleksibël ofron një mundësi të shkëlqyer për gratë shqiptare të fitojnë pavarësi financiare, pa sakrifikuar kohën me familjen. Duke punuar vetëm disa orë në javë, ato krijojnë rrjete bashkëpunimi dhe shpërndajnë produkte të shëndetit, bukurisë dhe mirëqenies. Produktet përfshijnë lëngje të pijshme, suplemente ushqimore dhe linja kozmetike, të gjitha të testuara për cilësi dhe me përbërje natyrale.
Për secilën prej tyre, ky biznes ka ofruar mundësinë të jenë më pranë familjes, pa e lënë pas dore pavarësinë e tyre financiare. Ato e kanë transformuar këtë angazhim në një mënyrë jetese, duke përçuar mesazhe inkurajuese për gra të tjera shqiptare në diasporë. Rruga e tyre është një shembull se si mund të kombinohen karriera dhe familja në një mënyrë të qëndrueshme.
Besmire Krasniqi, e cila është 35 vjeçe dhe ka përvojë shumëvjeçare në gastronomi, vendosi në vitin 2023 të ndërtojë një jetë të re profesionale që i jep liri dhe të ardhura të pavarura. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe ndjek me pasion angazhimin e saj profesional.
Sumeja Krasniqi, e re vetëm 20 vjeçe, e cila ka lindur në Zvicër dhe ka familjen në Mynih të Gjermanisë, filloi këtë perandori në janar të vitit. Ajo sheh këtë rast si një mundësi të artë për të punuar nga shtëpia dhe të ndihmojë gratë e tjera të forcojnë vetëbesimin dhe lirinë e tyre.
Ardiana Ukaj, 32 vjeçe, pas një karriere menaxheriale në shitje me pakicë, zgjedh të fokusohet në familje pas lindjes së binjakëve, pa e ndalur përpjekjen për të ruajtur pavarësinë financiare. Ajo ka qenë pjesë e këtij koncepti fleksibil që nga tetori i vitit 2022, duke ndihmuar edhe gra të tjera në rrugën e saj.
Tri gratë japin një mesazh inkurajues për të gjitha shqiptarët që jetojnë jashtë: “Mos u frikësoni të guxoni, të ëndërroni dhe të kërkoni më shumë për veten tuaj. Ndërtoni një jetë që pasqyron dëshirat dhe vlerat tuaja, duke pasur më shumë kohë për familjen dhe më shumë kontroll mbi jetën tuaj profesionale.”
Përmes bashkëpunimit të tyre, Besmire, Sumeja dhe Ardiana dëshmojnë se edhe në diasporë, gratë shqiptare mund të jenë pionierë të suksesit, guximit dhe solidaritetit, duke kontribuar në ndihmën e njëra-tjetrës dhe shpërndarjen e mesazheve pozitive për të gjithë komunitetin.