Web Analytics

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Botuar nga: InfoKosova

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe.

Jankoviq tani ndodhet rrugës për në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari.

Jankoviq ishte ndaluar më 17 prill së bashku me 10 zyrtarë të tjerë policor në pikëkalimin kufitar të Jarinjës – që lidh Kosovën me Serbinë.

Përveç Jankoviqit, të tjerët ishin liruar nga autoritetet e Brendshme të Serbisë.

Ai akuzohej për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.

Për verpimet e Serbisë, kishte pasur reagime të ashpra nga Qeveria e Kosovës, dhe ndërkombëtarët./Telegrafi/

Të FUNDIT