Pas ditëlindjes së Dj Pm, rrjeti shpërthej në aludime për një ndarje të mundshme mes çiftit Sara dhe Pm.
Kjo sepse nuk erdhi asnjë urim publik nga Sara. Një situatë e tillë ka shqetësuar fansat e çiftit, të cilët kanë filluar të shqyrtojnë çdo detaj për të kuptuar nëse një ndarje është e vërtetë.
Por, siç duket, çifti ka zgjedhur një qasje të ndryshme. Ata kanë preferuar të arratisen në heshtje për një pushim në bregdet, për të shijuar momentet e tyre të veçanta larg shikimeve të paparacëve. Kjo mund të jetë një mundësi për ta përforcuar lidhjen e tyre në një ambient më të qetë.
Këtë sekret ia nxori Einxhel Shkira duke komentuar në postimin e fundit të Sarës. Ajo shkruajti: “Kurioze jam nëse është zgjuar Pm kaq herët për plazh?!” Komenti i saj ngriti më shumë pikëpyetje ndër fansat, të cilët ishin të interesuar për dinamikën e çiftit.
Një tjetër detaj që e bëri këtë situatë më intrigante ishte mungesa e një festimi të zakonshëm për ditëlindjen e Dj Pm. Në vitet e kaluara, çiftet e njohura zakonisht ndajnë foto dhe mesazhe të bukura për njëri-tjetrin, por këtë herë është ndjerë një boshllëk i dukshëm.
Shumë fansa filluan të spekullojnë se ndoshta problemi ka qenë i pranishëm për një kohë të gjatë, dhe ky ishin momentet që çuan në aludimet për një ndarje. Mungesa e komunikimit publik ka shtuar dyshimet se ata mund të jenë në një situatë të vështirë.
Megjithatë, disa thonë se çdo marrëdhënie përjeton sfida, dhe çifti mund të përballet me ndërlikime që ndodhin natyrshëm në një lidhje. Është e rëndësishme të theksohet se të dy ata janë artistë të suksesshëm, të cilët shpesh janë nën vëzhgim dhe presion nga media dhe publiku.