Web Analytics

Uji me Limon dhe Mjaltë, Aleati Juaj Gjatë Verës

Botuar nga: InfoKosova

Rritja e temperaturave gjatë stinës së verës rrit gjasat që njeriu të dehidratohet më shumë.

Angazhimet e ndryshme ditore e bëjnë të pamundur qëndrimin gjatë gjithë ditës në ambiente të freskëta dhe pirjen e lëngjeve hidratuese.

Dielli i verës shteron energjinë dhe prish ekuilibrat e elektroliteve në trup.

Uji Me Limon Dhe Mjaltë, Aleati Juaj Gjatë Verës

Limoni është shumë i pasur me vitaminë C por edhe me ushqyes të tjerë që e mbajnë organizmin të gjallëruar dhe të hidratuar.

Mjalti nga ana tjetër lufton radikalet e lira dhe oksidimin e qelizave.

Ai pastron mushkëritë nga sekrecionet, mbron stomakun, trurin dhe zemrën por edhe ofron shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Lëngu i limonit dhe mjalti së bashku forcojnë sistemin imunitar që bëhet më i dobët gjatë verës, ndërkohë që antioksidantët shmangin infeksionet.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i lëngut të limonit me mjaltë është rënia nga pesha.

Limonët janë plot me fibër dhe lëngu i tyre në bashkëpunim me mjaltin rrisin metabolizmin dhe ju ndihmojnë që të humbisni në peshë.

Përpos të tjerave ku lëng pengon akumulimin e baktereve në organizëm të cilat shkaktojnë më pas erën e keqe të djersës.

Kjo pije është shumë e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

E gjithë kjo pasuri vlerash i jep organizmit shumë energji.

Mjalti në veçanti ndihmon në largimin e plogështisë dhe lodhjes, dy aspekte karakteristike të vapës.

Si ta përgatisni ujin me limon dhe mjaltë

Për këtë pije shumë të shëndetshme ju nevojiten:

  • 5 gota me ujë të ftohtë,
  • 1 filxhan çaji me lëng limoni të freskët
  • Gjysmë filxhan çaji me mjaltë
  • Feta limoni.
  • Hidheni lëngun e limonit në një kanë të madhe qelqi, shtoni mjaltin dhe përzjejini mirë me lugë druri deri sa të treten së bashku.
  • Shtoni ujin dhe përziejeni me shpejtësi.

Ju mund ta servirni këtë lëng duke e shoqëruar me akull, me feta limoni dhe pak gjethe menteje nëse keni në gjendje në kuzhinë./AgroWeb/

Të FUNDIT