Web Analytics

‘Unë e njoh’, gazetari zbulon partnerin e Eglës, ja cili është ai!

Botuar nga: InfoKosova

Në një intervistë në emisionin “Wake Up”, moderatori Ronaldo Sharka ka hedhur dritë mbi disa aspekte të njohura dhe të panjohura të shtëpisë së famshme “BBV3″ në Shqipëri.

Ronaldo nuk ka hezituar të komentojë lojën e banorëve të shtëpisë dhe të shprehë mendimin e tij për njëri prej tyre, Eglën, e cila, sipas tij, ka lënë një përshtypje të ndryshme që nga kthimi i saj nga Dhomja e “Torturës së Bardhë”.

Sipas zbulimeve të Ronaldo-s, Egla ka një partner jashtë shtëpisë, një person që merret me muzikë dhe është artist.

“Unë e njoh. Ka një partner, merret me muzikë, është artist, s’dua t’ja bëj emrin publik, është i lezetshëm, nice ishte.”- shprehet Ronaldo pa treguar më tepër detaje.

Kjo deklaratë për partnërin e Eglës ka sjellë më shumë kuriozitet tek publiku, duke shkaktuar spekulime dhe hulumtime për të zbuluar më shumë për këtë person të panjohur deri tani në mediat sociale dhe në botën e showbiz-it shqiptar.

Të FUNDIT