E martë, 24 Qershor, 2025
15.7 C
Pristina

Unikkatil prek ndjekësit me një dedikim emocionues për vëllain e tij të ndjerë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Reperi i njohur shqiptar, Viktor Palokaj, i njohur për publikun si Unikkatil, ka prekur ndjekësit me një postim të ndierë në rrjete sociale.

Ai ka ndarë një fotografi nga fëmijëria me vëllain e tij të ndjerë, Mentor Palokaj, i cili u nda nga jeta në muajin mars të këtij viti.

Në foton ku shihen dy vëllezërit të vegjël, Unikkatil ka shkruar: “Do plagë nuk shërohen kurrë”, një fjali e shkurtër por plot dhimbje, që ka prekur zemrat e fansave të tij.

Humbja e Mentorit ka lënë gjurmë të thella në jetën e reperit, i cili rrallëherë ndan momente të tilla kaq personale me publikun.

Reperi, i njohur për tekstet e tij të forta dhe energjinë që sjell në skenë, për herë të parë tregon një anë më të ndjeshme të tij.

Ky dedikim është një dëshmi e madhe se si humbja e një të afërmi të dashur mund të ndikojë tek çdo njeri, pavarësisht statusit të tij publik.

PROMO

Nga Rubrika