Që nga përfundimi i ‘Big Brother VIP Kosova’, Xheneta ka vazhduar të komentohet pafund për lojën e Gjestit dhe Eglit në studio televizive.
Ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, në një situatë që nuk duket se do të përfundojë së shpejti.
Me komente dhe analizat që po bëhen për çdo detaj të veprimeve të saj, është e qartë se Xheneta është bërë një figurë e njohur dhe e diskutuara në media.
Ndërsa qëndron në pushime në Dubai, duket se ajo përdor çdo mundësi për të mbajtur interesin e publikut.
Një nga detajet më të komentuara është stili i saj i veshjes. E veshur në të bardha dhe e rregulluar deri në detaje, Xheneta është shfaqur se po i imitonte stilin e këngëtares Eglit. K
jo ka bërë që ndjekësit e Eglit të reagojnë, duke e sulmuar duke thënë se ajo po përpiqet të kopjojë imazhin e saj.
Përveç komenteve të ndjekësve, kësaj situate i janë bashkuar edhe disa analistë të mediave, të cilët e shohin këtë si një vazhdimësi të rivalitetit mes dy figurave publike. Në ekranet televizive, Xheneta ka shprehur mendimet e saj se si Eglit i kanë dhënë peshë dhe rëndësi të madhe në kompeticionin e ‘Big Brother’. Tani, ky rivalitet është transformuar në një rivalitet të stilit.