Web Analytics
E shtunë, 13 Shtator, 2025
17.9 C
Pristina

Vendim i papritur nga Oriola Marashi, çfarë po ndodh?

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh korr sukses në industrinë e modës.

Me një karrierë të suksesshme dhe bashkëpunime me stilistë të njohur, Oriola ka arritur të spikasë në pasarelat e markave të njohura si Guess. Ajo është bërë simbol i bukurisë dhe elegancës, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.

Por tani, ajo po përgatitet të shfaqë një anë të re të vetes së saj, duke u futur në botën e muzikës. Ky projekt i ri përbën një sfidë të madhe për modelen, e cila ka vendosur të ndajë me publikun një dimension tjetër të talentit të saj.

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, Oriola ka njoftuar se do të publikojë këngën e saj të parë, e titulluar “Papi Calma”. Kjo është një lajm që ka ngjallur kuriozitet dhe pritshmëri të madhe te ndjekësit e saj.

“Për vite me radhë kam rrëfyer histori përmes modës, dritave dhe kamerave, por tani, për herë të parë, mund të rrëfej historinë time përmes muzikës. Si modele, kam mësuar si të shprehem pa fjalë, por muzika më dha kurajë të përdor zërin tim. Ky është fillimi i një kapitulli të ri dhe mezi pres ta ndaj me ju”, ka shkruar ajo.

Me këtë hap, Oriola Marashi jo vetëm që sfidon vetveten, por gjithashtu i jep një frymë të re skenës muzikore shqiptare.

Ajo ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe tani është koha për të parë se si do të pritet ky projekt i saj i ri.

PROMO

Nga Rubrika