Web Analytics

Vesa Luma befason: Në Zelandë të Re mbledhja e prindërve mbahej me bikini në pishinë

Botuar nga: InfoKosova

Këngëtarja e njohur shqiptare Vesa Luma është rrëfyer për përvojat e saj gjatë qëndrimit në Zelandë të Re.

Pas një periudhe të gjatë, Vesa së bashku me bashkëshortin dhe djalin e tyre Lian, kanë vendosur të kthehen në Shqipëri dhe Kosovë.

Ajo tregoi një histori qesharake që i kishte ndodhur gjatë jetës së saj në Zelandën e Re.

Liani, djali i Vesës, i kishte kërkuar asaj të shkonte në mbledhjen e prindërve në shkollën e tij dhe, si një detaj i vogël, të merrte me vete rrobat e banjës.

Me një keqkuptim të thjeshtë, Vesa mori rrobat e larjes të djalit të saj, duke menduar se kishte qenë një kërkesë personale për të birin.

Imagjinata e saj përballoi një realitet krejt tjetër kur mbërriti në shkollë dhe mësuesja e ftoi të shkonte pas objektit në pishinë, ku prindërit e tjerë po prisnin të veshur me rroba banje dhe shijonin një ‘barbique’ bashkë me fëmijët e tyre.

“Nuk e prisja që një mbledhje prindërish të përfundonte në pishinë me një barbique të përbashkët.

Ishte një ndjesi e mrekullueshme dhe tregon shumë për kulturën dhe njerëzit në Zelandë të Re”, tha Vesa.

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT