Web Analytics

Videoja që mund ta çojë në burg Vali Corleonen

Botuar nga: InfoKosova

Prokuroria Speciale ka autorizuar hetime nën dyshimin për një vepër të rëndë penale ndaj Vali Corleones, figurës kontraverse të shou-bizit nga Gjilani.

Policia e Kosovës, bazuar në një urdhëresë të gjykatës, bastisi shtëpinë dhe lokalet në pronësi të Valentino Corleone në Gjilan të enjten.

Sipas njoftimit të policisë, hetimet ndaj Corleones kanë nisur shkaku i një video në rrjetin social TikTok, ku Vali kishte prezantuar para me ngjyrë.

Në videon e publikuar shihet Vali teksa shfaq një shumë prej 500 euro me ngjyrë.

Hetimet ndaj tij mund të zgjerohen pas sekuestrimit të disa kontratave noteriale në lokacionet e bastisura të enjten.

Corleone ndodhet në arrati nga Policia e Kosovës.

Ai ndodhet nën hetime nga Prokuroria Speciale për pastrim të parave, ka thënë policia përmes një deklarate për media të enjten.

Shiko videon:

Të FUNDIT