Web Analytics
E premte, 18 Korrik, 2025
27.3 C
Pristina

Vjen lajmi i shumëpritur nga Genta Ismajli!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Lajme të mira vijnë për fansat e muzikës së Genta Ismajlit.

Pas tre vitesh shkëputjeje, ajo po rikthehet me një projekt të ri.

Duket se ardhja në Kosovë për një kohë pak më të gjatë këtë verë i ka shërbyer pikërisht këtij qëllimi – rikthimit të shumëpritur në skenën muzikore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes ripostimeve në Instagram, aty ku shfaqet në xhirimet e videoklipit më të ri.

Genta përkundër se nuk ka qenë aktive, ka qenë tejmase e komentuar së fundmi, mes tjerash edhe për shumë të pavërteta mbi të dhe shëndetin e saj.

Ajo është mirë, plot energji dhe më gati se kurrë për t’u rikthyer në skenë.

Pas një periudhe të gjatë në heshtje, fansat po shpresojnë që ky projekt i ri do të sjellë momente emocionuese dhe ritme të reja që do t’i japin jetë skenës muzikore në vend.

Genta ka një histori të gjatë në industrinë e muzikës dhe një rikthim i tillë është padyshim një ngjarje e rëndësishme për të gjithë ata që e ndjekin. Kjo tregon se artistsitës, edhe pas pauzave, mund t’i rikthehen dëshirat dhe aspiratat e tyre për të sjellë muzikë të re në treg.

Çfarë mendoni rreth rikthimit të saj?

Na ndihmoni të krijojmë një debat rreth kësaj ngjarjeje emocionuese! **Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!**

PROMO

Nga Rubrika