Web Analytics

Vrasja në Podujevë, Policia publikon foton e të dyshuarit, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Nga: InfoKosova

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për ta identifikuar një person.

Sipas njoftimit, i dyshuari kërkohet për përfshirje në vrasjen e rëndë në Podujevë, të hënën.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar.

I dyshuari, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Shiko foton:

RRJETET SOCIALE

630,503FansaPëlqeje
28,010NdjekësitNdjek
992NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu

Të FUNDIT