Web Analytics
E diel, 26 Maj, 2024
18.3 C
Pristina

Vuçiq pas takimit me Borell-in kërkon takim në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar në Mynih me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, me të cilin kanë folur për çështjen e dialogut me Kosovën dhe për punën e dinarit.

Vuçiq ka thënë se pret që të ketë ftesë për takim në Bruksel në ditët e ardhshme dhe se shpreson për një zgjidhje.

Presidenti serb thotë se “Borell është korrekt dhe se e kupton atë që po ndodh”, por sipas Vuçiqit ai është “i dobët”.

Sipas presidentit serb, Josep Borell s’mund të bëj asgjë pa përkrahje të shteteve anëtare.

“Borell është korrekt dhe e kupton se çfarë po ndodh, por ai është i dobët”, ka thënë Vuçiq.

“Borell dhe Lajçak nuk mund të bëjnë asgjë pa mbështetjen e shteteve anëtare”, ka shtuar tutje.

Të fundit