E hënë, 7 Korrik, 2025
33.9 C
Pristina

Xheneta Fetahu reagon me forcë: Përdorimi i emrit tim pa leje është i papranueshëm

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka reaguar publikisht përmes një shkrimi në InstaStory, duke theksuar shqetësimin e saj për një problem që po zgjat prej kohësh dhe po ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e saj profesionale.

Në mesazhin e saj, ajo shpjegon se pas përfundimit të aventurës së saj në formatin televiziv, disa individë që ishin pjesë e edicionit ku ajo mori pjesë kanë filluar të kontaktojnë faqe dhe biznese me të cilat ajo bashkëpunon.

Ky veprim është bërë në mënyrën më pak të pritshme, duke e përmendur emrin e saj pa lejen e saj dhe në një kontekst të papërshtatshëm.

“Dua të bëj një sqarim publik për një situatë që ka filluar të më shqetësojë prej kohësh”, shkruan ajo në mesazhin e saj, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë followers-eve të saj.

Ajo vijon të shprehë shqetësimin e saj duke thënë:

“Prej kur kam dalë nga Big Brother, disa persona që kanë qenë pjesë e këtij formati me mua, për arsye të tyre personale, kanë nisur t’u shkruajnë faqeve dhe bizneseve me të cilat unë bashkëpunoj.

Në pothuajse çdo mesazh që ata dërgojnë, përdoret emri im dhe përmendet fakti që kemi qenë bashkë në Big Brother, pa pëlqimin tim dhe duke më përfshirë në biseda të cilat nuk kanë lidhje me mua.”

Është e qartë se Xheneta është shumë e shqetësuar për keqpërdorimin e emrit të saj.

Ajo thekson se askush nuk është i autorizuar të flasë në emrin e saj apo të përfshijë emrin e saj në komunikime me partnerët e saj.

“Asnjë person nuk është i autorizuar të më kontaktojë në emrin tim apo të përmend emrin tim në komunikime me biznese apo bashkëpunëtorët e mi”, thekson ajo me qetësi, por me vendosmëri.

Kjo situatë vjen në një kohë kur figurat publike ballafaqohen gjithnjë e më shpesh me ndërhyrje të padëshiruara, të cilat rrezikojnë imazhin dhe marrëdhëniet e tyre profesionale.

Xheneta, me këtë deklaratë, bën thirrje për respektim të kufijve personalë dhe etikes në komunikim, duke mbrojtur sqipisht të drejtën e saj për të menaxhuar vetë emrin dhe marrëdhëniet e saj me bizneset.

PROMO

Nga Rubrika