E shtunë, 5 Korrik, 2025
33.6 C
Pristina

Xhensila ndan me fansat një çast të vështirë nga jeta

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka zbuluar në koncertin e saj të fundit një detaj nga jeta e saj personale.

Pas një performance, artistja u ndal dhe ndau me të pranishmit një moment nga jeta e saj.

Ajo tha se ka kaluar edhe periudha të vështirë në jetë dhe me këtë deklaratë, falënderoi psikologen e saj, që ishte e pranishme në sallë, Adelina Pjetrën.

Veçanërisht, Xhensila u ndal te periudha e shtatzënisë duke thënë:

“Dua të bëj një monolog të vogël.

Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah.

Adelina të falënderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime.

Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”.

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adelina Pjetra (@adelinapjetra.psikoterapiste)

PROMO

Nga Rubrika