Web Analytics

Xhensila rrëfehet për shtatzëninë e dytë: Dhimbje fizike, të qara…

Botuar nga: InfoKosova

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku po bëhen prindër për herë të dytë.

Pas vajzës së parë, Ajka, ata po presin një djalë që do të bekojë përsëri shtëpinë e tyre.

Vetëm pak javë më parë, gjatë festës së ditëlindjes së Ajkës, çifti konfirmoi shtatzëninë duke zbuluar edhe gjininë e bebushit që pritet të vijë.

Këngëtarja ka vendosur që këtë rrugëtim ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ndërsa sëfundmi ka postuar në InstaStory një video ku stërvitet për ta mbajtur trupin në formë dhe për ta patur sa më të lehtë shtatzëninë.

Krahas videos, Xhensila shpreh edhe të gjitha ndjenjat mikse që po përjeton gjatë pritjes së ëmbël.

“Për të gjitha mikeshat virtuale që ndodhen në të njëjtat kushte të bekuara, por edhe të shoqëruara me dhimbje muskujsh, shtim në peshë (gjë që është normale) sugjeroj të bëni aktivitetin tuaj normal në sport, vrap, yoga, kërcim dhe shumë ecje. I gjithë sekreti qëndron tek sensi i masës. Secili nga ne ka një ritëm jete të ndryshëm. Mundohuni brenda asaj që ju përballoni, ta ndihmoni veten me pak aktivitete fizike. Kjo është eksperienca personale që dua ta ndaj me ju. Por këshilloj të konsultoheni me specialistin (mjekun) pasi shtatzënitë nuk janë të njëjta.

Në vazhdim dua që të bashkëudhëtojmë në mënyrën se si unë kam gjetur veten për të qenë e qetë e për ta shijuar më shumë bekimin e shtatzënisë. Një udhëtim plot me emocione hormonale të ndryshme, pasiguri, të qara, dhimbje fizike, lumturi, përmbushje…”- ka shkruar Xhensila.

RRJETET SOCIALE

630,947FansaPëlqeje
27,992NdjekësitNdjek
993NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu

Të FUNDIT