Web Analytics
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
29.5 C
Pristina

Ylli Dreshaj: A është ai vërtet ëndrra e çdo vjehrre?

Ylli Dreshaj, ish-banori simpatik dhe shumë i komentuar i VIP Ferma 2, është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale me një koment pikant që ka marrë nga një fanse – dhe përgjigjen po aq thumbuese e me humor nga ana e tij!

Në një Instagram Story të publikuar së fundmi, Ylli ka ndarë një koment të marrë nga ndjekësit ku shkruhej:

“Mashallah, të paska fal Zoti gjithë të mirat – bukuri dhe zgjuarsi. Për dhëndër të kisha pranu direkt pa u mendu herë!”

Me stilin e tij të njohur dhe autoironinë, Ylli nuk e la pa përgjigje këtë kompliment:

“A ju kam thënë që jam ëndrra e çdo vjehrre? Ju s’po besoni!” – shkroi ai, duke e bërë situatën edhe më tërheqëse për ndjekësit e tij.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tij në fermë, Ylli ka ndarë edhe pjesë intime nga jeta personale, duke përfshirë lidhjen me ish-të fejuarën e tij, e cila ka qenë një temë e nxehtë për fansat.

Ai tregoi se në fillim ishte pritur ngrohtësisht nga familja e saj, por pas dy javësh, situata ndryshoi krejtësisht, duke i dhënë një tjetër dimension historisë së tij.

“Më pas filloi presioni psikologjik nga nëna, babai dhe motrat e saj. Nuk më linin as hapësirë private të flisnim qetë,” – ishte shprehur Ylli brenda “VIP Ferma 2”, duke treguar se përjetoi një periudhë shumë të vështirë.

Ky rrëfim i tij ka ngjallur shumë reagime nga ndjekësit, të cilët e kanë mbështetur dhe kanë shprehur simpati për situatën e tij të vështirë.

Mbetet për t’u parë nëse dikush do të dijë të fitojë zemrën e tij përfundimisht, duke e bërë Yllin një personazh edhe më intriguese në botën e showbiz-it.

PROMO

Nga Rubrika