Web Analytics

Ymeri: Çka po bën Kurti sot është ajo çka ka bërë Isa Mustafa në vitin 2015

Botuar nga: InfoKosova

Analisti Visar Ymeri ka thënë se vendosmëria e palëve nuk është për të arritur marrëveshje por më shumë të fajësohet pala tjetër.

“Zajednica nuk kalon, nuk bëhet.

Asociacioni është Zajednicë e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, … por me mua kryeministër nuk po zbatohet”, thoshte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një nga seancat e kuvendit të Kosovës.

Lidhur me këtë, analisti Visar Ymeri, ka thënë se ajo çfarë kryeministri Kurti po bën tani me procesin e dialogut, është ajo çfarë ka bërë edhe ish-kryeministri Isa Mustafa në vitin 2015.

Në RTV Dukagjini, Ymeri ka thënë se vendosmëria e palëve nuk është për të arritur marrëveshje por më shumë të fajësohet pala tjetër.

“As vetë nuk po munden të përcaktohen se ku ka nisur Zajednica.

Çka po bën Qeveria Kurti aktualisht kurdo që ta nisë diskutimin, me apo pa dokumentin e paraqitur që është quajtur si pikënisje edhe akti por edhe dokumenti, i quajtur si serioz nga Escobar, prapë do të flitet për kompetencat e Asociacionit, në njëfarë mënyrë nëse e zhvendosim në kohë çka po bën Albin Kurti sot është çka ka bërë Isa Mustafa në vitin 2015, po flas proceduralisht dhe jo përmbajtësisht”, ka thënë Ymeri.

Të FUNDIT