E diel, 6 Korrik, 2025
36.1 C
Pristina

Zana Avdiu godet me deklaratën: Ma të pamoralshëm së shqiptarët nuk ka

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Aktivistja Zana Avdiu shpesh është në fokus të publikut për shkak të deklaratave që bën, duke sjellë në debat çështje të rëndësishme për moralin dhe etikën në shoqëri.

Në shumicën e rasteve, thënia troç e disa të vërtetave nga ana e saj është shoqëruar me kritika të forta në opinion, por kjo nuk e ka ndaluar atë të vazhdojë të flasë hapur.

Për më tepër, një deklaratë e saj e dhënë së fundmi në T7 ka marrë një “feedback” krejtësisht befasues nga publiku. Një numër i madh komentuesish i kanë dhënë të drejtë Zanës në prononcimin e saj për moralin, duke hapur një diskutim të gjerë mbi vlerat që drejtojnë shoqërinë shqiptare.

“Më të pamoralshëm se shqiptarët në asnjë shoqëri nuk gjen. Shoqëri më e pamoralshme, më hipokrite, më rrenca, as edhe një hiç, kërkund në botë nuk ka,” është shprehur ajo, duke theksuar se hipokrizia ka arritur nivele shqetësuese.

Autorja e programit “Zanat” ka dënuar tendencën e hipokrizisë, ku sipas saj shqiptarët shpesh bëjnë një gjë dhe thonë një tjetër, duke e bërë këtë problematikë të dukshme në shoqërinë tonë. Zana shprehet se shumë figura publike, që pretendojnë të jenë model për të tjerët, shpesh janë ato që tërheqin vëmendjen për të kaluarën e tyre të dyfishtë.

“Nëse ti i ke disa parime, mbaji deri në fund. Ka rast edhe figura publike që dalin në televizion, tregojnë sa familje e mirë janë. Thonë: ‘Nuk e fali tradhtinë’, dhe aty e ka të dashurën ose të dashurin. Ne jemi shoqëri e pamoralshme totalisht. Për mua, a e di çka është e pamoralshme? Rrena, hipokrizia! Diçka tjetër bën, diçka tjetër promovon,” është shprehur ajo me një ton të fortë kritik.

Reagimi i publikut ndaj këtyre deklaratave ka qenë i ndarë, ku disa e mbështesin atë duke theksuar se është e rëndësishme të flitet hapur për këto tema, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për mënyrën e shprehjes së mendimeve. Kjo tregon se debati për moralin dhe etikën në shoqërinë shqiptare është ende në zhvillim e sipër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by T7 (@televizioni7)

PROMO

Nga Rubrika