E mërkurë, 4 Qershor, 2025
21.2 C
Pristina

Zbulohet data e finales së Ferma VIP 2

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Spektakli i shumëpëlqyer “Ferma VIP 2” po i afrohet fundit, dhe mbrëmjen e djeshme emocionet arritën kulmin. Përmes një sfide të veçantë, të organizuar nga inteligjenca artificiale e fermës, AGAI, banorët zbuluan datën zyrtare të finales: 20 qershor.

Sfidat në fermë janë gjithmonë plot surpriza, por ajo e mbrëmjes së fundit ishte ndoshta më simbolikja dhe më emocionuesja deri tani. Fermerët, të lidhur me njëri-tjetrin nga këmbët, duhej të kërkonin 6 çelësa të shpërndarë nëpër ambientin e fermës, me qëllimin për të gjetur atë të vetmin që hapte sëndukun misterioz.

Pas përpjekjeve dhe bashkëpunimit në kushte të pazakonta, ata më në fund gjetën çelësin e duhur. Në momentin që pishtari simbolik u nxor nga sënduku dhe u ndez, zjarri zbuloi datën finale të spektaklit – 20 qershor. Një moment që shënoi zyrtarisht nisjen e numërimit të fundit për kurorëzimin e fituesit të sezonit të dytë të këtij reality-show.

Ndërkohë, publiku tashmë ka në dorë fatin e fermerëve. Do të jetë pikërisht ai që do të vendosë se kush do të jetë finalisti i parë, përmes votimeve publike. Dy prej banorëve që do të marrin më pak vota, do të shkojnë në një televotim për eliminim, ku vetëm njëri do të ketë mundësinë të vazhdojë garën.

Me përballje të forta, emocione të papritura dhe një audiencë që është gjithnjë e më e përfshirë në rrugëtimin e banorëve, finalja e “Ferma VIP 2” pritet të jetë një nga mbrëmjet më të ndjekura dhe më emocionuese të sezonit televiziv.

A do të shkojë në finale personazhi juaj i preferuar? Vendimi është në duart e publikut!

PROMO

Nga Rubrika