E diel, 20 Prill, 2025
9 C
Pristina

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores së njohur

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Pothuajse dy muaj pas vdekjes së aktores Michelle Trachtenberg (39), Zyra e kryeekzaminuesit të njekësisë në Nju Jork më në fund ka publikuar zyrtarisht shkakun e vdekjes së saj.

Sipas revistës “People”, një zëdhënës i Zyrës së kryeekzaminuesit mjekësor konfirmoi të mërkurën se vdekja e aktores ishte e natyrshme , e shkaktuar nga komplikimet që lidhen me diabetin.

“Përfundimi përfundimtar u arrit pas analizimit të rezultateve të testeve toksikologjike”, tha zëdhënësi, duke shtuar se “testimi toksikologjik mund të bëhet pa autopsi”.

Trachtenberg vdiq, më 26 shkurt në moshën 39-vjeçare, pasi shërbimet e urgjencës së Nju Jorkut iu përgjigjën një telefonate dhe e gjetën aktoren pa ndjenja dhe pa shenja jete./Indeksonline/

PROMO

Nga Rubrika